Top News – Zelenski, të premten te Trump / I jep mineralet e rralla pa garanci sigurie për Ukrainën
26/02/2025 12:11

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë pajtuar për kushtet e një marrëveshjeje për mineralet e rralla, e cila konsiderohet kyçe në kuadër të përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, kanë raportuar mediat të martën vonë. Burime të afërta me zhvillimet kanë thënë se në të nuk përmenden garanci të sigurisë, apo zotime për dërgim të mëtutjeshëm të armëve, mirëpo që Shtetet e Bashkuara duan që Ukraina të jetë “e lirë, sovrane dhe e sigurt”. Megjithatë, dërgesat të tjera të armëve janë ende duke u negociuar mes Uashingtonit dhe Kievit. Trump u ka thënë gazetarëve se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dëshiron të shkojë të premten në Uashington për të nënshkruar “një marrëveshje shumë të madhe”. Ai e ka bërë këtë deklaratë një javë pas shkëmbimit të deklaratave të ashpra mes dy liderëve. Presidenti amerikan, i cili e konsideron marrëveshjen si shpagim të ndihmës ushtarake të Uashingtonit për Kievin – në vlerë të miliarda dollarëve – ka thënë se në Ukrainë do të duhet të ketë forca paqeruajtëse, nëse arrihet marrëveshja për paqen. Moska, e cila ka nisur luftën në Ukrainë, tre vjet më parë, ka refuzuar idenë e angazhimit të forcave të NATO-s. Disa shtete evropiane kanë thënë se janë të gatshme të dërgojnë forca paqeruajtëse në Ukrainë. Trump ka thënë të hënën se Moska do të pranonte prezencën e paqeruajtësve, mirëpo Kremlini e ka hedhur poshtë këtë deklaratë të martën. Përpjekjet e shpejta të Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, dhe përmirësimi i marrëdhënieve me Moskën, i kanë rritur shqetësimet për mundësinë e lëshimeve amerikane ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, që më pas do të mund të minonin sigurinë në Ukrainë dhe Evropë, dhe të ndryshonin situatën gjeopolitike.

Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20