Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, viziton Poloninë të mërkurën. Ai do të takohet me presidentin e vendit, Andrzej Duda si edhe me qytetarët ukrainas në Kështjellën Mbretërore në Varshavë, të cilët kanë gjetur strehim në vendin fqinj, njoftoi të hënën në Tëitter një zëdhënës i presidentit polak, Andrzej Duda. “Do të ketë bisedime të gjata dhe të gjera, jo vetëm për situatën e sigurisë por edhe për mbështetjen ekonomike dhe politike”, tha zëdhënësi duke shtuar se kjo do të jetë një vizitë zyrtare.