Top News- Beogradi hakmarrje ndaj UÇK, dënon me 15 vite burg një ish-pjesëtar të kësaj force
27/02/2026 21:30

Një gjykatë në Beograd dënoi në mungesë me 15 vite burg një ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën akuzat e krimeve të luftës. Gjelosh Krasniqi është shpallur fajtor pasi Serbia e fajëson për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një civili në vitit 1999. Ngjarja sipas autoriteteve serbe ka ndodhur në fshatin Bellopojë afër Pejës. Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka thënë se aktakuza kundër Krasniqit bazohet kryesisht në deklarata të dëshmitarëve dhe prova të kufizuara forenzike dhe mjeko-ligjore dhe se avokati mbrojtës, sipas detyrës zyrtare, nuk kishte kontakt me të pandehurin. Kjo organizatë joqeveritare ka thënë se bashkëpunimi me institucionet gjyqësore të Kosovës është i domosdoshëm për ndjekjen penale të krimeve kundër serbëve në Kosovë. Serbia, përveç ngritjes së padive dhe gjykimeve në mungesë, ka vazhduar të ndalojë qytetarët e Kosovës në pikat kufitare. Për këto ngjarje ka reaguar edhe Komisioni Evropian që ka paralajmëruar Beogrdain se arrestimi dhe ndjekja penale e një shtetasi të Kosovës përfaqësonte një tjetër shkelje të detyrimeve të Serbisë sipas marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut me Kosovën, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43