Një magazinë, e cila ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit është zbuluar në Sarandë. Aksioni i koduar “Volloder” u finalizua me arrestimin e dy personave me detyrë punonjës të OSHEE-së dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve. Gjithashtu u sekuestruan 50 llampa elektrike, 100 bimë kanabis dhe një sasi e dyshur lëndë narkotike. Ndër të tjera bëhet me dije se magazina në fjalë kishte bërë lidhje të paligjshme elektrike.