James Webb, teleskopi 10 miliardë dollarësh i NASA-s mund të ketë dërguar në Tokë provën e parë të jetës përtej planetit tonë. Shkencëtarët janë duke analizuar ende të dhënat, por dyshojnë se teleskopi gjigant që orbiton rreth Diellit ka zbuluar molekulën e quajtur sulfid dimetili. Kjo molekulë, të paktën në Tokë, prodhohet vetëm nga organizma të gjallë.