Top News – Zbardhet plagosja në Durrës/ Arrestohet një person, i gjenden armë e municione
23/03/2021 10:17

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së hënës, në lagjen nr. 4 të Durrësit ku mbeti i plagosur një shtetas. Policia njofton se në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua në ambientet e spitalit, shtetasi Arbër Tivari. 25 vjeçari rezulton të jetë i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Ndërkaq nga njoftimi i policisë mësohet si është shpallur në kërkim shtetasi Alket Buçpapaj, 28 vjeç, edhe ky I dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje". Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 22 mars, rreth orës 19:20, në lagjen nr. 4, Durrës, pas një konflikti fizik të çastit dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, Buçpapaj ka plagosur me armë zjarri në krah, shtetasin Arbër Tivari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Tivarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 armë të ftohtë (thikë), një kapuç në ngjyrë të zezë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasit Alket Buçpapaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Vrasja me dashje” mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtja pa leje" në ngarkim të shtetasit Alket Buçpapaj si dhe për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve në banesë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", në ngarkim të shtetasit Arbër Tivari.

Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02