Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në zonën e Firences. Ai akuzohet për heqje të lirisë ndaj të fejuarës së tij, duke e lidhur këtë të fundit në shtëpi, madje duke i marrë edhe çelsat. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të 9 prillit. Mediat italiane shkruajnë se fatmirësisht vajza, gjithashtu shqiptare, ka arritur që të arratiset nga banesa dhe më pas ka denoncuar të fejuarin e saj te karabinierët.