Grupi i mercenarëve “Wagner”, i drejtuar nga Yevgeni Prigozhin ka hedhur rrjetat në Turqi e Kinë për të blerë sisteme armatimi, ndërkohë që vijon të luftojë në Ukrainë. SIç raporton “Financial Times”, e cila bazohet në një raport të inteligjencës amerikane, të zbuluar në fillim të prillit, përpjekja e organizatës paraushtarake “Wagner” rezultoi të mos ishte e suksesshme. Shërbimet e inteligjencës amerikane theksojnë se bashkëpunëtorët e “Wagner” mbërritën në Ankara për të negociuar për blerjen e dronëve dhe sistemeve të tjera të armatimeve.