Mercenarët rusë mund të bëhen bashkë me grupin terrorist Hezbollah për të hapur një front të dytë në luftën e izraelit kundër hamasit, paralajmëron inteligjenca amerikane. Grupi Vagner, një organizatë paraushtarake ruse, po planifikon ti japë sisteme të mbrojtjes ajrore grupit terrorist me qendër në liban – kanë thënë zyrtarët amerikanë. Besohet se grupi Vagner ka ndër mend të dërgojë sistemin rus SA-22, që përdor raketa anti ajrore për të goditur avionët bombardues.