Top News – Vuçiç gati për dialog/ Por njohja nuk është në rend dite
11/06/2020 18:30

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se Beogradi synon të vazhdojë të ruajë baraspeshën në marrëdhëniet e tij me Perëndimin, Kinën dhe Rusinë si dhe të arrijë një marrëveshje me Kosovën, ndërkohë që përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Vuçiç, i bëri këto komente për agjencinë e lajmeve reuters, të enjten në prag të zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit. Para se të anëtarësohet në BE, Beogradi duhet të normalizojë lidhjet me Prishtinën. Pavarësia e Kosovës është njohur nga mbi 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e anëtarëve të BE-së. Por Serbia, bashkë me aleatët e saj Rusinë dhe Kinën, e ka bllokuar anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Vuçiç, Partia Progresive Serbe e të cilit është në krye të garës për zgjedhjet e 21 qershorit, tha se Serbia është e gatshme të bisedojë me Prishtinën “në mirëbesim” dhe "pa një afat kohor", por njohja e ndërsjellë nuk është në rendin e ditës. "Ne jemi gati për bisedime por … pa flamur të bardhë," tha ai në një intervistë për Reuters. "Dialogu është i mirëpritur, nëse është një dialog ... në të cilin të mund të shihet se çfarë është e mundur, se ku mund të arrihet kompromis.” "Ne besojmë se është në interesin e shqiptarëve të Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare ... të flasim për një rrjedhë të lirë të kapitaleve, njerëzve dhe shërbimeve", tha Vuçiç.

Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40