Përpjekja e Aleksandër Vuçiç për të gjetur mbështetjen e Parisit në misionin për të penguar avancimin e Kosovës nëpër organizatat ndërkombëtare nuk gjetën mbështetjen e Macron. Mediat opozitare serbe e konsiderojnë takimin e Vuçiç një dështim, duke iu referuar faktit se Aleksandër Vuçiç u përball me kërkesën e ashpër të Presidentit francez që Serbia të nxjerrë para drejtësisë autorët e sulmit terrorist të Banjskës.