Një i burgosur i ka dhënë fund jetës në burgun e Shënkollit në Lezhë. Behët fjalë për Qerim Hanin, i cili është gjetur i varur në ambientet e burgut dhe është dërguar pa shenja jete në spital pasi është vetëvarur. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave I burgosuri ka qenë i ardhur nga burgu i Zaharisë, ku ishte i dënuar për dhunë në familje ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.