Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm per Blendi Tetën, i akuzuar për përfshirjen e tij në vrasjen e ish policit Santiago Malko, ngjarje e shenuar në 27 gusht 2019. Shkalla e tretë e gjyqsorit në dhomë këshillimi, këtë të enjte vendosi prishjen e vendimit të Apelit të datës 14 qershor 2022 dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues. Vendimi u dha nga trupa gjykuese ILIR PANDA, ALBANA BOKSI dhe MEDI BICI. Blendi Teta u dënua nga Apeli me 25 vite burg, nën qkuzën se ai vëzhgoi lëvizjet e Malkos dhe ndihmoi autorët në ekzekutimin e tij.