Top News – Vritet gazetari në Afganistan/ Po mbulonte përleshjet me Talebanët
16/07/2021 20:14

Agjencia e lajmeve Reuters tha se gazetari i saj, Danish Siddiqui, është vrarë duke mbuluar një përleshje midis forcave afgane të sigurisë dhe militantëve talibanë, pranë një vendkalimi kufitar me Pakistanin. Bashkë me të u vra edhe një oficer i lartë afgan. Sulmi ndodhi pranë një tregu në qarkun Spin Boldak. Siddiqui po përcillte forcat afgane që nga fillimi i kësaj jave në provincën jugore të Kandaharit. “Danish ishte një gazetar i shquar, një burrë dhe baba i përkushtuar dhe një koleg shumë i dashur. Mendimet tona janë me familjen e tij në këtë kohë të tmerrshme”, thanë përmes një deklarate të përbashkët presidenti i agjencisë Reuters, Michael Friedenberg, dhe kryeredaktorja Alessandra Galloni. Siddiqui ishte pjesë e ekipit fotografik të Reuters-it, që fitoi Çmimin Pulitzer në vitin 2018 me fotografinë që dokumentonte krizën e refugjatëve Rohingya, në Mianmar. Siddiqui ka punuar për agjencinë e lajmeve Reuters qysh në vitin 2010. Ai, mes tjerash, ka mbuluar luftërat në Afganistan dhe Irak, krizën e refugjatëve Rohingya, protestat e Hong Kongut dhe tërmetet në Nepal.

Top News- ‘Haremi’ sekret i Putinit, nga nofka e carit tek ekzekutimet misterioze e kërcënimet
18/10 22:27
Top Channel/ Tronditet sërish Italia, eliminohet me thikë një tjetër student shqiptar
18/10 22:17
Top Channel/ Shpërthejnë protestat kundër Trump, mijëra njerëz pushtojnë rrugët në gjithë SHBA
18/10 22:09
Top News- SHBA rrit presionin ndaj Maduros/ Shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë
18/10 21:00
Top Channel/ Vijon armëpushimi Izrael-Hamas, kthehen 15 trupa të palestinezëve
18/10 19:55
Top News- Ndahet nga jeta Janusz Bugajski/ Analisti amerikan i njohur për çështjet në rajon
18/10 19:52
Top Channel/ Zelensky ikën duarbosh nga SHBA! Shpërthen zhgënjimi në Kiev
18/10 19:50
Top News- Izraeli kthen 15 trupa në Gaza/ Hamasi- Viktimat kanë shenja abuzimi dhe torture
18/10 19:30
Top News- Princi Andrew heq dorë nga titujt/ Skandali Epstein ‘fundos’ ish-dukën e York-ut
18/10 19:00
Top News-Izraeli vret familjen me 11 anëtarë, çfarë ndodhi në kufi? Paralajmëron Hamas
18/10 18:25
Top News- KE mban të ngrira 112 mln euro për bujqësinë. OLAF: Duhen masa konkrete
18/10 15:52
Top News- SHBA dënon ish-diplomatin rus/ Fshehu lidhjet me Kremlinin dhe mashtroi FBI-në
18/10 14:51
Top News – Testi që zbulon 50 lloje kanceri. ‘Galleri’ mund të identifikojë saktë llojin e tumorit
18/10 14:47
Top News- Nga Zelensky, tek takimi me Putin e Xi Jinping/ Çfarë do të arrijë Trump pas Gazës
18/10 14:00
Top News- Izraeli merr një tjetër peng/ Hamas gërmime për të gjetur trupat e tjerë
18/10 13:49
Top News – Nga Obama tek Bolton, paditë e Trump. Zbardhet lista, ekspertët: Fushatë hakmarrëse
18/10 12:31
Top News- Ushtria kineze merr goditjen e madhe, përjashtohen gjeneralët para plenumit të partisë
18/10 12:30
Top Channel/ Testi që zbulon 50 tumore/ Galleri po zhvillohet në SHBA, rezultate të jashtëzakonshme
18/10 12:23
Top Channel/ Princi “hedh kurorën”/ Pas skandaleve, Andrew heq dorë nga të gjithë titujt
18/10 11:55
Top Channel/ SHBA-Kinë “ulin armët”, tensionet tregtare po zbuten pas bisedimeve ‘të sinqerta’
18/10 11:54
BILETA Portokalli - Bileta