Top News – Vrau gruan për xhelozi, më pas vari veten/ Çifti shqiptar banonte në Itali prej 20 vitesh
13/08/2021 21:29

Policia italiane ka bërë një zbulim tronditës në një fshat të Breshias në Itali, pasi u njoftua nga fëmijët e një çifti, se prej ditësh nuk arrinin të lidheshin me prindërit e tyre. Dita e enjte ishte hera e parë që shqiptarja Shegushe Peshti nuk kishte shkuar në punë, fëmijët e çiftit shqiptar kishin disa ditë që ishin larguar me pushime dhe fqinjët në fshatin Calino mungonin. Këtë moment shfrytëzoi 55-vjeçari shqiptar Shkëlqim Bedeli për të mbytur gruan e tij, me të cilën kishin mbi 20 vite që jetonin dhe punonin në Itali. Krimi i rëndë dyshohet se kishte për motiv xhelozinë. Kjo të paktën është mundur të kuptohet nga dy letrat që shqiptari kishte lënë pas. Shkëlqim Bedeli më pas vendosi të vrasë edhe veten. Kur policia shpërtheu derën e shtëpisë, e gjeti atë të varur në parmakun e shkallëve të shtëpisë, me duart e lidhura pas vetes, poshtë tij qëndronte trupi i gruas, i lidhur në kangjella. Nuk përjashtohet as pista e depresionit. Autoritetet italiane po hetojnë ndërsa ngjarja po trajtohet si vrasje-vetëvrasje. Tani në qytezën e vogël janë kthyer nga pushimet edhe dy fëmijët e çiftit.

Top News – Sulm i madh në qendër të Kievit / Rusia godet apartamente dhe qendrat e energjisë
10/10 12:56
Top News – Arrestohen ultrasit e Barcelonës. Lidhje me krimin e organizuar dhe dhunë ndaj Realit
10/10 12:21
Top Channel/ Gaza, BE përshëndet ratifikimin e marrëveshjes: Pas paqes, te kemi shtetin palestinez!
10/10 11:48
Top News – Evakuime masive, gati plani / Shtetet baltike përgatiten për një pushtim rus
10/10 11:42
Top News – Izraeli nis tërheqjen nga pjesë të Gazës/ Qeveria miratoi marrëveshjen e armëpushimit
10/10 11:41
Top News – Trump do të dëbojë Spanjën nga NATO / Nuk pranon të paguajë më shumë për mbrojtjen
10/10 11:38
Top News – Macron ka vetëm pak orë kohë / Afati i fundit për emërimin e kryeministrit po afron
10/10 11:30
Top Channel/ Tajvani “kërcënon” Kinën: prezanton mburojën e hekurt “T-Dome”!
10/10 11:29
Top Channel/ Nis tërheqja e Izraelit nga Gaza City, Trump: Do dërgojmë 200 ushtarë!
10/10 11:25
Top Channel/ Nis tërheqja e Izraelit nga Gaza City, Trump: Do dërgojmë 200 ushtarë!
10/10 11:24
Top News- Tërmeti i fuqishëm godet Filipinet/ Paralajmërim për cunami dhe evakuime masive
10/10 09:57
Top News- Tërmeti i fuqishëm godet Filipinet/ Paralajmërim për cunami dhe evakuime masive
10/10 09:47
Top Channel/ Belgjikë, parandalohet sulmi terrorist ndaj kryeministrit
09/10 23:00
Top News- Plan për të vrarë kryeministrin, parandalohet atentati në Belgjikë, dy të arrestuar
09/10 23:00
Top News- Hamasi njofton fundin e luftës/ ‘Morëm garanci nga SHBA-të, Turqia dhe arabët’
09/10 22:30
Top News- Trump: Gaza, do rindërtohet/ Vlerëson armëpushimin: Pengjet lirohen javën tjetër
09/10 22:10
Top News- Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor/ Britania konfirmon mbështetje dhe investime në siguri
09/10 21:35
Top Channel/ Lajm i madh! Arrihet paqja Izrael-Hamas, Trump: Ditë historike
09/10 19:49
Top Channel/ Gjermania: Ballkanin Perëndimor “e kemi tonin”, është pjesë e familjes europiane!
09/10 15:19
Top News – Von der Leyen mbijeton sërish / Dy mocione mosbesimi nga ekstremi i djathtë dhe e majta
09/10 15:06