Në vitin 2017, një dosje prej 243 faqesh u lexua nga trupa gjykuese e ish-Gjykatës së Krimeve të Rënda, sot Gjykata e Posaccme, e cila arsyetoi një vendim për një grup criminal që porosiste vrasje nga burgu. Edhe pse në qeli protagonistë të krimit, kishin hakmarrje për të kryer jashtë burgut. Ndaj personazhe të grupeve të vogla kriminale të gatshëm për aktivitete të tilla zbatonin porositë e dhëna nga burgu. Rasti më i diskutuar ka qenë ai i Admir Tafilajt, që pas dyshimeve të para u vu në përgjim, me një leje të posaccme të Prokurorisë.