Policia kundër terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar e ka shpallur zyrtarisht si një akt terrorist vrasjen e deputetit konservator Sir David Amess. “Rezultatet e para të hetimit tregojnë se motivi është potencialisht i lidhur me ekstremizmin islamik," thuhet në deklaratëv për shtyp të policisë. Një 25-vjeçar britanik u arrestua në vendngjarje nën dyshimin për vrasje. Sipas autoriteteve britanike, autori i dyshuar veproi vetëm dhe ata “nuk po kërkojnë askënd tjetër në lidhje me këtë krim. Megjithatë, vazhdojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes.