Kur kanë kaluar 9 vite nga vrasja e Martin Shtjefnit është bërë I mundur arrestimi I autorit të krimit, I cili ka qenë në arrati përgjatë gjithë kësaj kohe. Mariglen Përgjini është I akuzuari, i cili u ndalua në Belgjikë pas një operacioni të zhvilluar mes policive të të dy vendeve. Atje 36-vjeçari fshihej drejtësisë, duke lëvizur me pasaportë bullgare false.