Një vit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit në Tiranë, Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim, duke marrë si të pandehur autorin Elvis Shkambin. Ky I fundit do të gjykohet për veprat penale “Vrasje e funksionarëve publikë”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë ndaj palëve ndërgjyqëse, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Po ashtu, sipas dosjes hetimore, pjesë e gjykimit do të jetë edhe xhaxhai I tij, Gjon Shkambi, I dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje.