Mbërrin në Gjykatën e Lezhës 17 vjeçari Florian Përvathi, që kreu pak ditë më parë një krim. Ai vrau për gjakmarrje fqinjin e tij. Pas krimit u vetëdorëzua në Polici, së bashku me armën e krimit, duke pranuar autorësinë dhe duke shpjeguar se përse e kreu këtë vrasje. Në fakt, konflikti nis në vitin 2009, kur autorit iu vra babai pas një konflikti për pronësi në fshatin Manati në Lezhës.