Top News – Vrasës që kërcënojnë prokurorë!/ Kush janë në shënjestër dhe ruajtja me policë
14/03/2021 15:07

Vetëm pak ditë më parë ndaj prokurorit Arjan Mucaj u krye një atentat, që ishte një paralajmërim, Fatmirësisht nga hedhja në emër e makinës së tij që ndodhej e parkuar në një parking të një qendre tregtare në Tiranë nuk pati dëme në njerëz, por ekspertët e hetimit e cilësuan aktin, si kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë. Pas asaj ngjarjeje, krerët më të lartë të institucioneve të Drejtësisë dhe Policisë kanë rënë dakord në parim dhe pritet të ketë edhe një detajim konkret për të marrë në mbrojtjes disa prokurorë që janë në rrezik për jetën, kanë marrë kërcënime, apo ndjehen të kërcënuar në kryerjen e detyrës. Referuar rastit të prokurorit Mucaj, burime nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Policisë bëjnë të ditur se ka një numër prokurorësh, të cilët nuk mund të dalin jashtë mundësive të tyre. Dhe kjo për faktin, se ata kanë ngritur shqetësimin e kërcënimeve që vijnë nga elementë kriminalë dhe për këtë arsye mësohet se kanë kërkuar mbrojtje të veçantë nga shteti. Burimet thonë se janë 25 prokurorë që kërkojnë mbrojtje speciale, kërkesa që tashmë janë paraqitur edhe në Komisionin e Mbrojtjes së Prokurorëve. Ky komision pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është mbledhur 30 herë gjatë vitit të kaluar, ndërsa ka vendosur që 21 prokurorë të merren në mbrojtje nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konstatuar praninë e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën dhe familjen e prokurorëve në fjalë. Ndërkaq, Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve, i cili funksionon pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka vendosur që të mos mblidhet për të pranuar kërkesën për mbrojtje të një prokurori, pasi nga verifikimet ka rezultuar se kërcënimi ishte emocional dhe nuk paraqiste rrezik. Numri i madh i prokurorëve që kanë kërkuar mbrojtje nga shtetit ka alarmuar edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Disa anëtarë të KLP-së pasi janë njohur me dosjet e kërcënimit të prokurorëve kanë kërkuar që të vënë në lëvizje Kuvendin, për të marrë masa për këtë situatë, duke ndërhyrë në legjislacion

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16