Kjo e shtunë shënoi një nga dy kuvendet e Partisë Demokratike, që ishte thirrur nga ish-kryeministri Berisha dhe sipas tij me kërkesën e 5200 delegatëve. Pas 8 orësh gjithçka ka përfunduar dhe sipas organizatorëve, pikat e rendit të ditës janë trajtuar të gjitha. Ndryshimet statutore janë miratuar me votim të hapur, ndërsa për shkarkimin e Bashës, u votua në mënyrë të fshehtë. Në përfundim të procesit të votimit dhe numërimit, u bë e ditur se në total, 4 mijë e 446 delegatë kanë votuar pro sharkimit të Bashës. Kundër shkarkimit të tij kanë votuar 36 delegatë, ndërsa vota e 9 delegatëve ka rezultuar e pavlefshme.