Top News/ Votim virtual për presidentin Biden / Do të marrë nominimin e demokratëve para kuvendit
16/07/2024 12:53

Brenda disa javësh Presidenti Joe Biden do të marrë emërimin e Partisë Demokrate përmes një votimi virtual, pavarësisht thirrjeve për t’u tërhequr nga gara presidenciale, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters katër individë të përfshirë në proces. Emërimi virtual bëhet në prag të mbajtjes së kuvendit kombëtar demokrat në Çikago në fund të gushtit, Zakonisht, demokratët dhe republikanët i shfrytëzojnë kuvendet kombëtare për të emëruar zyrtarisht kandidatët e tyre presidencial. Por demokrati Biden do të marrë emërimin zyrtar disa javë përpara se partia e tij të hapë kuvendin kombëtar në Çikago më 19 gusht. Nuk është e qartë se si do të funksionojë saktësisht procesi i emërimit të hershëm, thanë zyrtarët demokratë. Presidenti Biden, 81 vjeç, përballet me një trysni të vazhdueshme nga disa ligjvënës, donatorë dhe aktivistë për t’u tërhequr nga gara presidenciale pas paraqitjes së tij katastrofike në debatin presidencial, çka ka ringjallur pikëpyetjet në lidhje me shëndetin e tij mendor. Zyrtarët e fushatës së Presidentit Biden thanë se presin që përpjekja për vrasjen e rivalit republikan Donald Trump të shtunën, të ulë trysninë ndaj Biden për t'u larguar nga gara. Presidenti Biden ka këmbëngulur në mënyrë të përsëritur se nuk do të tërhiqet nga gara dhe se është i përgatitur më së miri për të mundur republikanin Trump. Marrja e emërimit të Presidentit Joe Biden si kandidat zyrtar i Partisë Demokrate për zgjedhjet e nëntorit, përmes një votimi virtual, mund të përshpejtojë procedurën dhe mënjanojë sfiduesit e mundshëm. Por konfuzioni rreth procesit virtual pasqyron kaosin që ka përfshirë demokratët, ndërsa udhëheqësit e lartë përpiqen të shpëtojnë kandidaturën e zotit Biden, thanë burimet. Nuk duket të ketë ndonjë përpjekje të përcaktuar mirë për të kaluar mbështetjen e delegatëve tek një kandidat tjetër përpara votimit virtual.

Top Channel/ Von der leyen “përçan” liderët e BE, Macron: Sjellje e keqe
27/02 23:16
Top Channel/ Trump bën reagimin e çuditshëm pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein: Nuk…
27/02 22:30
Top News- Beogradi hakmarrje ndaj UÇK, dënon me 15 vite burg një ish-pjesëtar të kësaj force
27/02 21:30
Top News-Lufta SHBA-Iran çështje orësh, Britania jep alarmin: Largon stafin e ambasadës nga Teherani
27/02 21:13
Top Channel/ Aksident tragjik në Milano, 2 të vdekur dhe 40 të plagosur nga përplasja e tramvajit
27/02 19:57
Top Channel/ Dëshmon Bill Clinton: S’i dija krimet e Epstein! Nuk kam bërë asgjë të keqe
27/02 19:55
Top Channel/ “Largoni stafin”, ambasada e SHBA-së në Izrael: “Gati sulmi ndaj Iranit?!
27/02 15:20
Top News – Rusia ‘sulmon’ aeroplanmbajtësen franceze / Ushtria suedeze bllokon dronin pranë saj
27/02 15:10
Top News – Ukraina ‘i fik dritat’ Rusisë / Dhjetëra e mijëra njerëz pa energji pas sulmit
27/02 15:04
Top News – Lufta ‘po i afrohet’ Iranit, IKNI tani! Ambasada amerikane në Izrael ‘evakuon’ stafin
27/02 14:54
Top News – Starmer, humbje të turpshme / Mundet në ‘bastionin’ e tij nga të gjelbrit
27/02 14:45
Top News – Nga sponsor në armik…Çfarë fshihet pas sulmit të Pakistanit mbi talebanët
27/02 14:27
Top News – ‘Shi gjaku’ në Spanjë / Re pluhuri saharian mbi Evropë, sjell reshje me baltë
27/02 13:24
Top News – SHBA-Iran, bisedime pa marrëveshje…por me shenja të mundshme përparimi
27/02 12:58
Top News – As emigrantët nuk e shpëtojnë dot…Gjermania po plaket më shpejt nga sa mendohej
27/02 12:55
Top Channel/ Bisedimet me SHBA, Aragchi: Kemi dallime, por pajtohemi tek elementet kryesorë!
27/02 12:13
Top Channel/ Amerikanët “bëhen anglezë”: Rekord aplikimesh për shtetësinë britanike!
27/02 12:03
Top Channel/ Pakistani sulmon Afganistanin:”U mbush kupa, do t`i shkatërrojmë talebanët”!
27/02 11:39
Top News- Gjermania, alternativë ndaj Patriot/ Mbrojtje ajrore ‘Made in Europe’, modernizohet IRIS-T
27/02 11:36
Top News – Raketa që godasin deri në 3000 km larg / Arsenali balistik i Iranit, më i madhi në rajon
27/02 11:24
DIGITALB DIGITALB