Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, për një vizitë zyrtare, ku është mirëpritur nga presidenti i vendit Volodymir Zelenksi. Ka qenë vetë drejtuesja ekzekutive e Komisionit Europian, që nëpërmjet një postimi ka dhënë detaje mbi vizitën në Kiev, ku synon të konfirmojë edhe njëherë mbështetjen e BE-së për Ukrainën, në luftën e saj kundër pushtimit rus.