Top News – Von der Leyen e pranon/ `Nuk mund t`i ndajmë vaksinat me vendet e varfra!`
21/03/2021 15:30

Pavarësisht premtimeve të mëhershme, kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen thotë tani se blloku nuk mund t`i dhurojë vaksina koronavirusi vende më të varfra në mesin e veshtirësive të shfaqura në furnizimin me vaksina. Një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur, sipas Von der Leyen, derisa brenda BE-së të ketë një situatë më të mirë prodhimi. Ka një presion të madh mbi vendet anëtare për t`i mbajtur vaksinat për vete. Ne do të mbështesim iniciativën e OBSH-së për shpërndarjen tek vendet në zhvillim. BE-ja ka investuar 2.2 miliardë euro për këtë iniciativë. Covax deri tani ka dorëzuar 30 milionë doza vaksinash në 52 vende. Prodhuesit europianë të vaksinave kanë dërguar 44 milionë doza vaksinash në 33 vende të ndryshme që prej fillimit të shkurtit, cka sipas Von Der Leyen e bën bllokun njërin prej eksportuesve më të mëdhenj të tyre në botë. “ Unë nuk mund ti shpjegoj qytetarëve europiane përse ne po eksportojmë miliona doza vaksinash ne disa vende që prodhojnë vaksina edhe vetë, e ndërkohë neve nuk ka sjellin mbrapsht asgjë, u shpreh ajo. shefja e Komisionit Europian kërcënoi ti pezullojë eksportet e vaksinës së AstraZenecas nëse blloku nuk i merr i pari furnizimet e premtuara prej saj. mesazhi ynë është i qartë, tha von der leyen, astrazeneca duhet të respektojë kontratën me Europën përpara se të nisë të dërgojë vaksina në vende të tjera!

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB