Top News-Von der Leyen: Afganëve t’u ofrohet azil/ Presidentja e KE, apel për zgjidhje ndërkombëtare
20/08/2021 22:39

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri thirrje për një zgjidhje ndërkombëtare për refugjatët, përpara samitit të G7-s mbi situatën në Afganistan. “Është e rëndësishme që të gjitha shtetet e përfshira në misionin në Afganistan të sigurojnë kuota të mjaftueshme për zhvendosje dhe rrugë të sigurta në mënyrë që ne të marrim ata që kanë nevojë për mbrojtje”, tha Der Leyen, në një intervistë ekskluzive për DPA-në. Duke folur për shtypin, për herë të parë që kur talebanët morën pushtetin pas tërheqjes së trupave të NATO-s nga Afganistani, politikania gjermane e qendrës së djathtë tha se ishte e nevojshme për të parandaluar që njerëzit të mos binin në duart e kontrabandistëve dhe trafikantëve të qenieve njerëzore. “Sepse kjo i vë afganët që duan të ikin nga konflikti në të njëjtin rrezik”, theksoi ajo. Udhëheqësit e vendeve të G7-s, BM, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA, planifikojnë një video-konferencë javën e ardhshme për të diskutuar se si të veprohet. Përfaqësuesit e lartë të BE -së gjithashtu përfshihen zakonisht në takime të tilla. Bashkimi Evropian pret një rritje të ndjeshme të numrit të njerëzve që duan të largohen nga Afganistani. “E gjithë kjo është një tragjedi për popullin e Afganistanit dhe një pengesë serioze për bashkësinë ndërkombëtare”, tha von der Leyen.

Top Channel/ Gjermania “zgjat” pasaportat/ Anulohet vendimi kur merrej për tri vite
08/10 23:10
Top Channel/ Franca shmang zgjedhjet/ Kryeministri i dorëhequr zbulon planin
08/10 23:08
Top News- Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebsahkiakut të Çikago
08/10 23:00
Top News- Macron shmang zgjedhjet e parakohshme/ Fiton kohë, gati të emërojë kryeministrin e ri
08/10 22:47
Top News- Anijet pa pilot, front i ri vdekjeprurës në luftën detare/ Ukraina leksione NATO-s
08/10 22:38
Top News- “Vrasje masive të hebrenjve”, kush janë dy terroristët islamik që u kapën në Angli
08/10 22:37
Top Channel/Sulmohet me gurë presidenti i Ekuadorit,makina në shënjestër edhe të të shtënave me armë
08/10 22:31
Top Channel/ Shembet ndërtesa 6-katëshe në Madrid, katër të vdekur
08/10 22:21
Top Channel/ Skandal në Turqi, ja kush janë 19 emra të famshëm të showbiz-it nën hetim për drogë
08/10 20:10
Top Channel/ Detaje tronditëse nga sulmi ndaj kryebashkiakes gjermane, vajza e saj e adoptuar…
08/10 20:09
Top Channel/ Pudra “kancerogjene”: “Johnson & Johnson” i paguan familjes 966 milionë dollarë!
08/10 15:25
Top News- Pudra e saj shkaktoi kancer/ Kompania farmaceutike amerikane gjobitet me 1 mld dollarë
08/10 15:02
Top News – Ndahet Nobeli i Kimisë / Punuan për ‘arkitekturën molekulare’, tre fitues
08/10 14:55
Top News – Erdogan pret F35-at nga Trumpi / Zgjidhje për sanksionet dhe për çështjen e Halkbank
08/10 14:50
Top News – Gjermani, policia do rrëzojë dronët / Fuqi të reja, jo më shkelje të hapësirës ajrore
08/10 14:49
Top News – Italia ‘josh’ nomadët digjitalë…Zero taksa për ata që vendosen në qytezat e vogla
08/10 14:39
Top Channel/ Gjermania heq nënshtetësinë e përshpejtuar: Po shtrengohen politikat e emigracionit!
08/10 14:35
Top News – Superhëna verbuese në qiell / Spektakël gjatë natës, ndriçohet horizonti
08/10 12:36
Top News – Kaos në aeroportet amerikane / Pasojë e mbylljes së qeverisë, vonesa në gjithë vendin
08/10 12:22
Top News – Gjermanët punojnë deri në 73 vjeç / Sistemi në krizë, pritet rritja e moshës së pensionit
08/10 12:20