Kamerat e sigurisë kanë zbuluar të tjera detaje në lidhje me atentatin e së dielës ndaj Indrit Sadedinit. Nga këqyrja e pamjeve duket qartë se lënda plasëse është vendosur rreth 15 minuta para se të ndodhte shpërthimi I telekomanduar. Një person ka qenë ai I cili ka hedhur lëndën plasëse, por ka qenë I maskuar me kapu në kokë. Më pas e ka mbuluar atë me një letër në mënyrë që most ë binte në sy për kalimtarët.