Një javë pas vendosjes së masës “arrest shtëpiak”, ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni kërkon lirinë. Përmes avokatit mbrojtës, Vlora Hyseni i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke kërkuar rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për caktim të masës së sigurimit dhe lirimin e saj. Kërkesa është dorëzuar në sekretarinë e GJKKO, e cila do t’i shkojë gjykatës së Posaçme të Apelit.