Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vizituar ushtarët rusë, të plagosur gjatë luftimeve në Ukrainë. Ky është një takim i radhë i liderit rus me ushtarët rusë, teksa Kievi po vazhdon kundërofensivën e saj kundër forcave të Moskës pas intensifikimit të luftimeve gjatë fundjavës. Lideri rus vizitoi trupat në Qendrën Mjekësore Ushtararake Vishnevski, në periferi të Moskës. Vizita u zhvillua më 12 qershor në “Ditën e Rusisë”, që është një festë patriotike në Rusi.