Top News – Vjen biografia e Mike Pence/ Ish-zëvendësi i Trump, marrëveshje me shtatë shifra
08/04/2021 12:47

Mike Pence ka nënshkruar një marrëveshje për dy libra me kujtime të tij, që raportohet se vlen miliona dollarë, duke e bërë atë një nga të parët në rrethin e ngushtë të ish presidentit Donald Trump që njofton një marrëveshje të tillë. Autobiografia e Pence, aktualisht pa një titull, pritet të dalë në shitje në 2023. CNN raporton se marrëveshja e ish zëvendëspresidentit është me shtatë shifra, diku mes 3 dhe 4 milionë dollarësh. “Unë jam mirënjohës për mundësinë që më jepet për të treguar historinë e jetës sime në shërbimin publik të popullit amerikan, që nga puna në kongres, tek zyra e guvernatorit të Indianas dhe si zëvendëspresident i shteteve të bashkuara”, tha Pence në një deklaratë për shtyp. “Unë me padurim pres të punojë me një ekip të jashtëzakonshëm për të ftuar lexuesit në një udhëtim nga një qytet i vogël i indianas në Uashington DC”. Botuesi Simon & Schuster njoftoi një ditë më parë se kishte nënshkruar një marrëveshje edhe për një libër të dytë të Pence por nuk dha detaje të mëtejshme. Pence, është i pari zyrtar i lartë i administratës Trump që njofton një marrëveshje të tillë që kur presidenti la zyrën në janar, edhe pse ish këhsilltarja e shtëpisë së bardhë Kellyanne Conëay dhe ish sekretari i shtetit Mike Pompeo janë mes atyre që po punojnë me libra të tillë. Një biografi e Pence me shumë gjasë do të ishte subjekt i tensioneve të ngjashme me ato që ish zv presidenti ndeshi kur refuzoi kërkesën e Trump për ta ndihmuar në përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve. Pence konsiderohej gjerësisht besnik dhe bashkëpunëtor i Trump por vetë ky i fundit e kritikoi atë pasi nuk ndërhyri më 6 janar në kongres kur u certifikua fitorja e Joe Biden.

Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10