Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të Çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic në Poloni. Në këtë aktivitet, krerë delegacionesh nga e gjitha bota bënë homazhe për viktimat e horrorit të paimagjinueshëm nazist. Ata dëgjuan gjithashtu dëshmitë rrëqethëse të disa prej të mbijetuarve të Holokaustit.