Policia e Lushnjës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy personave, pasi akuzoheshin që kishin kryer vjedhje të disa automjeteve. Dy të rinjtë u kapën në flagrancë, ndërsa njëri prej tyre ishte me “Arrest në shtëpi”. Bëhet fjalë për shtetasit Andi Orucia, 19 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Si dhe Mariglen Kond 25 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpie” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.