Këto janë pamjet dramatike nga zona e “Farmacisë 10”, në kryeqytet, ku zjarri shkrumboi pallatin shumëkatësh, duke lënë të lënduar disa qytetarë e zjarrfikës. Qytetarë të shumtë u nxorën nga apartamentet e tyre me shkallët e zjarrfikësve nga ballkonet e pallatit. 11 qytetarë dhe zjarrfikës përfunduan në spital, pasi patën probleme me asfiksinë. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, sqaroi gjendjen shëndetësore të të lënduarve. Në Urgjencën e QSUT ishte edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili vizitoi zjarrfikësit dhe qytetarët e lënduar