Pallati 12 katësh në afërsi të QSUT-së, që u përfshi nga flakët masive të zjarrit, do të rindërtohet sërish nga vetë ndërtuesi. Kështu deklaron kryeministri Edi Rama, duke shtuar se sipas të dhënave paraprake shkaku i zjarrit nuk ka lidhje me vetë ndërtimin.