Policia e Tiranës ka zgjeruar hetimet në lidhje me skandalin e publikimit të videove intime, ku janë të përfshirë disa persona të njohur të botës së muzikës dhe spektaklit. Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryen veprime hetimore me qëllim identifikimin e adresave IP, dhe të dhënave të tjera të faqeve dhe profileve që kanë publikuar apo shpërndarë këto materiale, si dhe po ndërmerr procedurat për heqjen e tyre nga platformat ku janë publikuar. Përveç këtyre veprimeve, policia është vënë në kontakt edhe me kompozitorin Adrian Hila. Burime nga uniformat blu pohojnë se grupi i hetimit ka kontaktuar fillimisht përmes telefonit me Hilën, i cili është shprehur i tronditur.