Shërbimet sekrete ruse kanë përgatitur një video të rreme që tregon shpërthime të inskenuara dhe kufoma e që do të përdoret si pretekst nga Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën. Shërbimet inteligjente amerikane kanë zbuluar se zyrtarët e putinit po planifikojnë publikimin e pamjeve të një sulmi të inskenuar ukrainas mbi rusinë ose rusisht folësit, që përmban skena tronditëse të ndërtesave të hedhura në erë apo pajisjeve ushtarake që i përkasin Kievit apo vendeve aleate.