Top News – Rusia, gati për një vit të ri lufte! Zelenski: Putin po përpiqet të minojë diplomacionë
18/12/2025 11:26

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia po përgatitej të niste një "vit të ri lufte" kundër vendit të tij pasi homologu i tij Vladimir Putin tha se Moska "me siguri" do t'i arrinte objektivat e saj. "Sot, dëgjuam një tjetër sinjal nga Moska se ata po përgatiten ta bëjnë vitin e ardhshëm, një vit lufte", tha Zelensky në fjalimin e tij të përnatshëm. Deklarata ishte një reagim ndaj Putinit, i cili më herët tha se Rusia do të arrinte qëllimet e saj në ofensivën e saj në Ukrainë, duke përfshirë kapjen e territoreve ukrainase që i pretendon si të vetat, mes një fluksi diplomacie ndërkombëtare për t'i dhënë fund luftës. Komentet e Putinit vijnë ndërsa Ukraina të hënën përshëndeti "progresin" e bërë në çështjen e garancive të sigurisë në të ardhmen për Kievin, pas dy ditësh bisedime me të dërguarit e Presidentit amerikan Donald Trump në Berlin. Por sipas Zelenskit, mbeten dallime në çështjen se cilat territore Ukraina do të duhej t'i lëshonte Rusisë. Propozimi fillestar i Uashingtonit,- i kritikuar nga Ukraina dhe aleatët e saj si tepër i favorshëm për Rusinë, do të shihte Kievin të tërhiqej nga rajoni i saj lindor i Donetskut dhe Shtetet e Bashkuara të njihnin de facto rajonet e Donetskut, Krimesë dhe Luhanskut si ruse. Përmbajtja aktuale e planit të rishikuar mbetet e paqartë. Më herët të mërkurën, Kremlini tha se Rusia po priste informacione nga SHBA-të mbi rezultatin e bisedimeve në Berlin. "Ne presim që, sapo të jenë gati, homologët tanë amerikanë të na informojnë për rezultatet e punës së tyre me ukrainasit dhe evropianët", u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Zelensky do të marrë pjesë në samitin e liderëve evropianë në bruksel ku pritet të miratohet një plan për të përdorur asetet e ngrira ruse për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. Por ai paralajmëroi në fjalimin mbrëmjes se sinjalet luftarake të Putinit "nuk janë vetëm për ne". "Është e rëndësishme që partnerët tanë ta shohin këtë, dhe e rëndësishme që ata jo vetëm ta shohin, por edhe të përgjigjen, përfshirë partnerët tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët shpesh thonë se Rusia supozohet se dëshiron t'i japë fund luftës", tha ai, duke akuzuar Moskën se po përpiqet të "minojë diplomacinë".

Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25