Zhvillimet klimatike thyen disa rekorde njëherësh në Evropë në vitin 2022, njoftoi shërbimi i BE për ndryshimin e klimës në BE, Copernicus. Kjo ishte vera më e nxehtë e regjistruar që prej fillimit të matjes së temperaturave. Shkrirja e akullnajave në Alpet europiane ishte aq e lartë sa kurrë më parë dhe i gjithë viti i kaluar ishte i dyti për nga nxehtësia i matur ndonjëherë. Temperaturat në Europë, sipas Copernicus, rriten rreth dy herë më shumë se mesatarja globale.