Dhjetëra institucione shtetërore, bashki apo gjykata në të gjithë vendin morën një email kërcënues mëngjesin e së premtes. “Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj.Shpërthimi do të ndodhë pas një ore”-thuhej ndër të tjera në emailin që iu drejtua 140 institucioneve dhe që vuri në lëvizje institucionet.