Top News-Vendimi i Shqipërisë për sulmet kibernetike/ Zbardhet dokumenti, të dhënat në shtet tjetër
03/09/2022 15:20

Shqipëria është gjithnjë në rrezik serioz nga hakerat, që e treguan edhe pak kohë më parë me bllokimin e më shumë se 1200 shërbimeve online, për shkak të sulmit kibernetik. Nisur nga kjo situatë, vendi ynë nisi marrjen e masave, së pari me aderimin në protokollin e dytë të konventës për krimin kibernetik mbi bashkëpunimin e zgjeruar dhe zbulimin e provave elektronike të Komisionit Evropian. Qeveria e miratoi këtë konventë dhe sipas detajimeve të tij, parashikohen disa masa. Protokolli i përpiluar në Strasburg, parashikon krijimin e ekipeve të përbashkëta investigative mes ekspertëve europianë dhe shqiptarë, për të lehtësuar hetimet ose procedimet penale. Edhe pse nuk ka asnjë të dhënë mbi autorë të mundshëm, çka nënkupton hetimet direkte, kjo tashmë do të përfshihet si një detyrim mes shumë vendeve. Pavarësisht rikthimit në normalitet të shërbimeve publike online, gjetja e provave elektonike për të zbuluar hakerat që sulmojnë hapësirën virtuale, është prioritet i konventës europiane, me qëllim përmbylljen e plotë të hetimeve dhe përgjigje efektive të drejtësisë penale. Gjithashtu Komisioni Europian pritet të sigurojë të gjitha masat e duhura teknologjike, fizike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht kundër humbjes së aksesit ose shkatërrimit të paautorizuar të të dhënave.

Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00