Top News – Vendimi i OKB-së/ Kanabisi, substancë terapeutike
04/12/2020 10:47

Një komision i Kombeve të Bashkuara votoi për ta hequr kanabisin për qëllime mjekësore nga kategoria e drogave të rrezikshme në botë, një vendim i pritshëm dhe i shtyrë madje në kohë, që mund të hapë rrugën për zgjerimin e kërkimeve për marijuanën dhe përdorimin mjekësor të saj. Votimi në komisionin për lëndët narkotike, me seli në Vjenë, në të cilin përfshihen 53 shtete anëtare, mori në konsideratë një seri rekomandimesh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për riklasifikimin e kanabisit dhe derivateve të tij. Por vëmendja u përqendrua te rekomandimi kyç për ta hequr kanabisin nga tabela ku ai renditej përkrah drogave të tjera të rrezikshme dhe që krijojnë shumë varësi si heroina apo kokaina. Ekspertët mendojnë se votimi nuk do të ketë impakt të menjëhershëm në zbutjen e kontrolleve ndërkombëtare sepse qeveritë do të vazhdojnë të kenë juridiksion në klasifikimin e kanabisit. Por shumë vende, shohin konventat globale për referim dhe njohja nga Kombet e Bashkuara është një fitore simbolike për mbrojtësit e ndryshimit të politikave për drogat që thonë se ligji ndërkombëtar është i vjetëruar. Ndryshimi do të çojë në një intensifikim të kërkimeve mjekësore dhe do të forcojë përpjekjet për legalizimin e kanabisit në botë. Marijuana për përdorim mjekësor ka njohur një shpërthim vitet e fundit dhe produkte që përmbajnë derivate të kanabisit, janë shfaqur në industrinë e mirëqenies në formën e kremrave, serumeve, lëngjeve etj. Disa kërkime sugjerojnë se kanabisi mund të mbrojë sistemin nervor dhe të zbusë dhimbjen, ankthin apo inflamacionin.

Top Channel/ Ish-presidenti i Brazilit shpallet fajtor për komplot, Bolsonaro rrezikon 40 vite
11/09 23:11
Top Channel/ Polonia çon 40 mijë trupa në kufi me Rusinë, Franca i jep 3 avionë luftarakë
11/09 22:51
Top News – Polonia blindon kufijtë. 40 mijë ushtarë, tanke dhe raketa pranë Bjellorusisë
11/09 22:30
Top News – Kinezët ‘infiltrojnë’ NASA-n. Agjencia u bllokon aksesin, frikë për dalje sekretesh
11/09 22:00
Top Channel/ NATO në alarm, trupa dhe armatime në Poloni pas sulmit me dronë nga Rusia
11/09 21:33
Top News – Kishin në shënjestër bazën e NATO-s / Dronët rusë që pushtuan Poloninë ‘në rrugë direkte’
11/09 17:53
Top News – Prezanton ‘Peshkaqenin fantazmë’ / Australia i kundërvihet Kinës, zbulon flotën e re
11/09 17:12
Top News – Jo rrjete sociale për fëmijët nën 15 vjeç / Francë, ‘orar policor’ për më të rriturit
11/09 15:16
Top News – Britania prodhon dronë për Ukrainën / ‘Ndryshues loje’, do të dorëzohen çdo muaj
11/09 15:15
Top News – Not në Tiber brenda pesë vitesh / Roma ‘kopjon’ Parisin, kryebashkiaku bën premtimin
11/09 14:53
Top News – Polonia ‘i tregon dhëmbët’ Rusisë / Pas provokimit me dronë, Varshava e bashkuar
11/09 14:52
Top News – Raketa që mund të godasin Kinën / SHBA e Japonia ‘hapin zjarr’, stërvitje të përbashkëta
11/09 14:51
Top News – Aleati i Trumpit qëllohet në tubim / Një snajper i vetëm, policia në kërkim të autorit
11/09 12:37
Top Channel/ Vetëm 31 vjeç, kush ishte Charlie Kirk: Mbështetës i flaktë i Trump dhe i studentëve!
11/09 12:30
Top News – Dronët rusë në qiejt e Polonisë…Shqetësim për aviacionin civil të gjithë Evropës
11/09 12:29
Top News – Kryeqendra e trafikut të kokainës/ Belgjika kërkon ndihmën e SHBA në luftën kundër drogës
11/09 12:24
Top Channel/ Netanyahu “i mori jetën” pengjeve, kryeministri i Katarit: “Tani, s`ka më shpresë”!
11/09 12:19
Top Channel/ BE do të pezullojë pagesat për Izraelin? Von der Leyen: Sanksione ministrave izraelitë!
11/09 12:18
Top News – Prova të reja për jetën në Mars…NASA sjell dëshmitë, ja çfarë zbuloi Perseverance
11/09 12:14
Top News – Bombardimi i Katarit nga Izraeli…Teston kufijtë e aleancës mes Trump dhe Netanyahut
11/09 12:11