Top News – Vendimi i EMA-s për AstraZeneca-n/ U analizuan të dhënat për rastet e vaksinuara
18/03/2021 22:52

Për të arritur në vendimin për se vaksina e Astrayenecas është e sigurtë, ekspertët e agjencisë rregullatore evropiane, EMA, analizuan nëse përqindjet e rasteve të regjistruara pas vaksinimit ishin më të larta se rastet me trombozë apo mpiksje të tjera gjaku në popullatën e gjerë gjatë një periudhe normale. Përqindjet në kushte normale nxirren nga statistikat shëndetësore ose të dhënat që kanë kompanitë e sigurimeve. Këto të dhëna kombinohen me një analizë mjekësore të rasteve specifike dhe me studimet mjekësore të fushës. Shefi për sigurinë e vaksinave pranë EMA-s, Peter Arlett tha të martën se fakti që rastet me trombozë janë mjaft të rralla e bën të nevojshme një analizë specifike të këtyre rasteve individuale, se sa të të dhënave të përgjithshme statistikore, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Një zëdhënëse për entin rregullator gjerman të vaksinave, i cili është përfshirë në punën analitike, tha para se të bëhej rishikimi i të dhënave se EMA nuk do të deklarohet se nuk ekziston një lidhje shkak-pasojë mes vaksinës dhe rasteve me mpiksje gjaku. Por ajo shtoi se EMA do të analizojë mundësinë që ka pasur shtim të rrezikut për këtë problem dhe ta peshojë këtë rrezik me kërcënimin që përbën koronavirusi dhe përfitimet e vaksinimit. AstraZeneca dhe rregullatorët evropianë kanë thënë se nuk u diktuan shqetësime për mpiksje gjaku gjatë provave me njerëz. Mbikqyrja për pasoja anësore pas miratimit të vaksinave është shumë e rëndësishme, pasi ekziston rreziku i efekteve të rralla anësore, ose simptomave në një grup të vogël të popullatës, që është thuajse e pamundur të diktohen gjatë provave klinike thanë ekspertët gjermanë.

Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14