Emri i Veton Surroit zuri vend pasditen e kësaj të premteje në të gjitha mediat e Shqipërisë dhe ato të Kosovës. Dhe kjo për shkak se me një vendim të këshillit të qarkut të Kukësit, atij i është hequr titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë nga ky Këshill në vitin 2015. Vendimi është marrë nga Këshilli i Qarkut Kukës, në mbledhjen e radhës të mbajtur të premten. Ky vendim sipas Kryetarit të Këshillit të Qarkut Abdulla Domi është marrë si rrjedhojë e kërkesës drejtuar Këshillit të Qarkut nga dy intelektualë të Kukësit, të cilët sipas Domit kanë paraqitur edhe argumente përkatëse.