Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbardhi një pjesë të procesverbalit të seancës gjyqësore për masën e sigurisë, që u mbajt më 12 shkurt në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Fjalët fyese, pjesë e debatit të zhvilluar në gjyqësor, Veliaj i cilëson të ulëta teksa vendos paralele me metodat e ish sigurimit të shtetit.