Top Channel/ Debatet në gjyqin e Veliajt, avokati i ri përplaset me SPAK: Nuk është njohur me aktet hetimore
24/03/2026 19:56

Erjon Veliaj ka vendosur të mbrohet nga ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, të cilin gjykata e pranoi si avokat të kryebashkiakut në gjykimin e themelit me 30 të pandehur. Por përpara kësaj vendimmarrjeje të ndërmjetme, që i heq avokaten falas, Veliaj pati kundërshtime nga SPAK. Dy prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani këmbëngulën se Ndreca është pyetur gjatë hetimeve paraprake, por gjykata vlerësoi se ky moment i marrjes së deklaratës së Ndrecës si person në dijeni nuk e bën të papërshtatshëm për mbrojtjen e Veliajt. Momenti i dytë i përplasjes së avokatit Ndreca me SPAK-un ishte kërkesa që klienti t’i marrë fashikujt sipas ligjit. Ajo që u pa qartë gjatë gjykimit ishte fakti se Veliaj nuk i ka marrë ende fashikujt dhe se ditën e dorëzimit ka kërkuar avokatët për të qenë të pranishëm. Por prokurorët lexuan procesverbalin e hetuesve, që e përshkruanin Veliajn si konfliktual. Avokati i Veliajt thotë se do t’i qëndrojnë kërkesës për marrjen e akteve siç kërkon ligji. Mbas një procesi qe zgjati dy orë, gjyqtarja e posaçme, Engjëllushe Tahiri, vendosi ta shtyjë seancën për në datën 1 prill, ora 9:00.

Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11
Top Channel/ BE forcon kontrollet për qumështin. Dyshime për vdekjen e tre foshnjave në Francë
06/11 16:00
Top Channel/ Pas shpërthimit në pallatin e Elbasanit, bashkia merr përsipër strehimin e banorëve
06/11 15:56
Top Channel/ Bypassi, Tirana pa trafik. Aksi 21 km lidh dy autostradat, Rama: Çliron kryeqytetin
06/11 15:53
Top Channel/ Ardit Gjebrea, 2 orë në SPAK. Pyetet nga Ols Dado për një pjesë të dosjes Veliaj
06/11 15:46
Top Channel/ Gjyqtarët: Ndal sulmit nga politika. Raporti i KE, magjistratët duan zgjidhje për pagat
06/11 15:44
Top Channel/ Berisha thërret protestën e tretë. PD kërkon bashkimin e opozitës për zgjedhjet vendore
06/11 15:40
Top News- Magjistratët reagojnë pas raportit të KE: Zbatoni rekomandimet, ndalni presionet ndaj nesh
06/11 15:38
Top News – Veliaj mesazh me AI: Edhe në Hënë të më internoj do vazhdoj të punoj për Tiranën
06/11 15:33
Top Channel/ Rama hap dialogun online: Komunikim me qytetarët, urë e hapur 24 orë
06/11 15:33
Top Channel/ Bizneset gjermane kundër taksave: Paketa fiskale 2027 kërkon konsultime
06/11 15:18
Top News–Studentët refuzojnë dialogun te ‘sofra’/Rama i fton virtualisht- Shkrijmë akujt artificialë
06/11 15:00
Top News – Hita takon policët me maska në Lezhë: Ju falenderoj për përkushtimin
06/11 14:51