Top News – ‘Shashkë për të mbuluar vjedhjet’. Berisha: Nuk votojmë ligjin e referendumeve të PS
24/03/2026 14:33

Partia Demokratike nuk do të mbështesë me votë në Kuvend propozimin e Partisë Socialiste për ligjin e referendumeve. Qëndrimi u shpreh nga kreu i demokratëve, Sali Berisha në konferencën për shtyp të kësaj të marte. Berisha - Nuk votojmë asnjë ligj me PS-në. Jemi të angazhuar në procesin e reformës, në dy reformat, sepse kjo mendojmë ne është, jo se besojmë se Edi Rama do pranojë të ketë një produkt të përbashkët, jemi të bindur që nuk beson. Por nga ana tjetër ne kemi një opinion të tërë, që kërkon që ne të paraqesim variantin tonë dhe ata të njihen me të. Dhe ne jemi në këtë. Por ne të votojmë të njëanshme ligje të PS-së, nuk votojmë asnjë. Kjo është shumë e prerë. Berisha e konsideroi shashkë propozimin në fjalë dhe përpjekje për të mbuluar vjedhjet që ka bërë duke mashtruar shqiptarët se po shkurton Kuvendin me 40 deputetë. Berisha - Edi Rama përpiqet me shashka që të mbulojë vjedhjet që ka bërë. Përpiqet të mashtrojë shqiptarët se duke shkurtuar 40 deputetë po i bën të lumtur, në një kohë kur ai vjedh në ditë shumëfishin e rrogave të të gjithë parlamentit bashkë me zyrtarët e tij. Pra është një hipokrizi e madhe e tij

Top News – Gjiri i Vlorës mbushet me plastikë. Reshjet çuan mbetjet, deti mbulohet nga bidonat
22/10 14:12
Top News – Gjiri i Vlorës mbushet me plastikë. Reshjet çuan mbetjet, deti mbulohet nga bidonat
22/10 14:12
Top Channel/ Pas protestës te Kuvendi, protestuesit ulen përballë Kryeministrisë
22/10 14:00
Top News- ‘Asnjë mësues nuk është kërcënuar’/ Policia: Po përhapen lajme të rreme masive në internet
22/10 13:57
Top News – Raporti për të dhunuarit. Rama: I vetmi vend në Europë që ka më shumë policë
22/10 13:53
Top Channel/ ‘Universitetet janë solidarizuar’, Biberaj për protestën: Jemi 1000 apo 2000 këtë…
22/10 13:24
Top News – Antikorrupsioni bëhet me portofol, Kuvendi miraton ndryshimet në statusin e ministrisë
22/10 13:20
Top Channel/ “Mësuesit janë kërcënuar”, Policia e Shtetit: Po tentohet përhapja e panikut…
22/10 13:03
Top Channel/ Protestuesit shembin gardhin metalik pranë Kuvendit, përballen me efektivët e FNSH
22/10 12:51
Top Channel/ Pedagogët ngrihen në protestë, bojkot mësimit, kërkesa te shkallët e Politeknikut
22/10 12:49
Top Channel/ ‘Blindohet’ Kuvendi, efektivët rrethojnë selinë e Parlamentit
22/10 12:49
Top Channel/ Policia rrethon parlamentin, pak protestues paqësorë nuk ka incidente jashtë Kuvendit
22/10 12:48
Top Channel/ Mblidhet parlamenti, Seanca e kaluar u shty për shkak të protestave të dhunshme
22/10 12:48
Top Channel/ Nis protesta e pedagogëve, vendosin të marshojnë drejt parlamentit
22/10 12:36
Top News – I mori flakë makina/Gjirokastër, ndërron jetë 37 vjeçari, pësoi djegie të rënda
22/10 12:31
Top Channel/ Vlora zgjohet nën ujë, Reshjet përmbytin rrugët, qytetarët akuzojnë kanalizimet
22/10 12:29
Top Channel/ Makina “fluturon” në kanal në Lushnje, kapërcen barrierat dhe bie 5 metra poshtë
22/10 12:29
Top Channel/ Digjet makina, ndodhi në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari humb jetën pas djegieve
22/10 12:25
Top News – Këlliçi nga foltorja: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë! Parlamenti të shpërndahet
22/10 12:22
Top Channel/Bojkoti shtrihet në Shkodër, pedagogët lënë mësimin, në universitetet e tjera normalitet
22/10 12:15