Top News – Veliaj në zonën e Farkës/ ‘Aleanca jonë me njerëzit e ndershëm’
12/03/2021 16:13

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputeten e PS, Mimi Kodheli ka dorëzuar një tjetër banesë të rindërtuar në zonëne e Farkës. Veliaj tha se në këtë zonë kanë mbaruar 99 shtëpi dhe janë në proces për tu bërë edhe 120 të tjera. “Ma bëre qejfin kur the se të gjithë kuksianët e Farkës janë bërë bashkë për të na mbështetur. Fakti që edhe një kuksian ndihet mirë, por edhe një nga Këlcyra ndihet mirë, edhe një tropojan ndihet mirë, edhe një nga Tepelena ndihet mirë, do të thotë se kemi arritur të krijojmë Tiranën si një familje. Në Farkë kemi mbaruar 99 shtëpi, por kemi edhe 120 të tjera për të bërë. Nuk e lëmë dot punën në mes, kështu që duhet të japim të gjithë nga një dorë”, Ai pohoi se njerëzit e ndershëm janë aleatët e vetëm të kësaj qeverisjeje. “Fryma pozitive që kemi këtu në Farkë, ku nuk kuptohet kush është vendali e kush ka ardhur nga Kukësi, - se këtu njerëzit sillen sikur kanë shekuj që njihen me njëri-tjetrin, - është fryma që na duhet. Kur jemi bashkë i mundim të gjithë, se njerëzit e mirë janë shumica, njerëzit e drejtë janë shumica, njerëzit punëtorë janë shumica. Nuk na duhen aleanca të tjera. Na duhet aleanca me njerëzit e ndershëm, se po patëm njerëzit e drejtë dhe punëtorë nuk na del kush përpara,” Veliaj shtoi se kryeqyteti do vijojë të rritet, ashtu siç është rritur edhe vlera e pronës çdo vit. “Tirana patjetër që do të rritet, por kur rritet me disiplinë, me urbanistikë, kur rritet me shtëpi të këtij niveli, kur mbillen pemë, pra kur çdo gjë bëhet me rregull, rritet edhe vlera e pronës. Kur çdo gjë bëhet vetëm ‘kap ç’a të kapësh’, zapto hapësirë publike dhe shkatërro pronën e përbashkët, nuk funksionon, se aty ke dëmtuar për të gjithë. Por, këto punë bëhen duke patur një qeveri të fortë,”

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16