Top News – Veliaj në Rrogozhinë/ Grida ‘harron’ disfatën në Tiranë dhe Durrës
07/03/2021 21:54

Nga Rrogozhina, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për qarkun kryesor në vend, tha se fuqia e kësaj force politike qëndron në emrat me të cilët garon në zgjedhjet e 25 prillit, personazhe që nuk kanë të krahasuar me humbësit që propozon Partia Demokratike. “Listën tonë për qarkun e Tiranës do ta drejtojnë dy profesoresha. Një prej tyre është Luljeta Bozo, profesoresha e Inxhinierisë së Ndërtimit, që dhe në atë moshë është më e papërtuar se disa çupëlina që vijnë këtej vërdallë. Kur e dëgjova atë që kemi përballë që tha: “E sfidoj Erionin të kandidojë në Rrogozhinë e në Kavajë”, nuk e di pse harron që ne “e rrahëm” në Tiranë, ku ka pasur humbjen më të madhe te Njësia 1. Harron që ne “e rrahëm” edhe në Durrës me mbi 10 mijë vota diferencë. Harron që e la vetë mandatin dhe sot kërkon të kthehet në detyrë. Zysh Luljeta nuk e lë kurrë detyrën. Nuk e la kur ra tërmeti e jo më ta lërë siç bëri Grida me shokët e vet që për një kapriço thanë: “s’fituam ne, po ikim nga loja”. Kjo nuk është lojë për fëmijë, është përgjegjësi. Për çfarë janë këto sfida dhe pse i lini detyrat përgjysmë Veliaj ka ironizuar edhe kreun e PD Lulzim Basha, kur tha se motoja e socialistëve nuk është gjumi, por puna, pasi vetëm duke punuar mund të ecim përpara. “Motot i kemi të ndryshme. Luli e kishte moton: “Ta bëjmë ditën natë!” Sigurisht, kur e ke mendjen te gjumi do të bësh ditën natë. Motoja jonë është ta bëjmë natën ditë. Të mundohemi të punojmë deri vonë dhe të kemi sa më shumë rendiment me gjithë angazhimin dhe energjinë pozitive që kemi”.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16