Lojërat Olimpike, që do të startojnë në Tokio në datën 23 Korrik, kanë ndezur motorët e sportistëve shqiptarë, të cilët përgatiten për të përfaqësuar Shqipërinë në Tokio. Kryebashkiaku, Erjon Veliaj u ndal në parkun e liqenit, aty ku sportistët elitarë po stërviten në pistat e dedikuara sportive për përfaqësimin e Shqiptarisë. Kampioni i atletikës Izmir Smajljaj, së bashku me futbollistin e mirënjohur Gjergj Musaka zhvilluan një takim me të rinj e të reja, ku rrëfyen rrugën e tyre për të arritur majat e sportit.