Top News – Veliaj me çiftet e reja/ ‘Kemi mbështetur familjet me kredi të buta’
16/03/2021 15:57

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar me disa familje të reja të cilët kanë përfituar nga programi i kredive të buta , dhe në saj të këtij financimi kanë munduir të blejnë banesat e reja. “Jam vërtet krenar që programi i kredive të buta ka vendosur një standard, të cilin duan ta ndjekin edhe bashkitë e tjera. Gjithmonë e më shumë, Tirana po bëhet qyteti i të ardhurve. Disave mund të mos u pëlqejë, por ky është fakt, pasi në Tiranë ka më shumë mundësi, rroga më të mira, një treg më të madh, por mbi të gjitha ka edhe mundësi më të mëdha strehimi,” Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë së Tiranës tha se ata që sot premtojnë 1000 kredi të buta gjithsej në 4 vjet, aq sa kjo bashki jep çdo vit, kur ishin vetë në krye të këtij institucioni futën në listë vetëm ish ministra, ish deputetë e ish-zyrtarë. “Mbaj mend ditët e para në Bashki, kur pyeta: “A është bërë ndonjëherë kjo në administratën e kaluar?” Ishte bërë në fakt njëherë, por ata që aplikonin për kredi të butë ishin të gjithë deputetë, ministra, zv/ministra, ndërkohë që programi thotë duhet të jenë çiftet e reja. Kur ti shikon që shpërblehen ministra, zv/ministra, deputetë, njerëz me 2.5 milion lekë rrogë, thua: ‘Nuk ka mundësi’! Ndaj, gjëja e parë që duhet të bënim ishte ta kthenim programin në binarë dhe pastaj të vinim edhe financat e bashkisë në dispozicion,” Ndërsa, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Romina Kuko u shpreh se Tirana është kampione e mbështetjes dhe incentivave për çiftet e reja. Takimi u zhvillua në një prej qendrave të reja sociale të ngritura në Tiranë, ku njerëzve në nevojë, apo në situatë rruge u ofrohet një strehë e sigurtë, por dhe ushqim e shërbim mjekësor në rast nevojë.

Top News- Mali i Dukatit nën pushtetin e flakëve/ Ministri Vengu- Presim ndihmë nga partnerët
21/07 22:23
Top News- Shpërthen bombola e gazit/ Shkrumbohet banesa, fatmirësisht s’ka të lënduar
21/07 20:50
Top News- ‘Situata në malin e Dukatit, e vështirë’, ministri flet nga spitali pranë zjarrfikësve
21/07 20:30
Top Channel/ “Po vdesim nga uria”! U bllokuan nga prokuroria, marinari i huaj tenton vetëflijimin
21/07 19:56
Top Channel/ Vlorë, Këshilli Bashkiak rrëzon parku fotvoltaik, pa vendim dhe projekti i stadiumit me kulla
21/07 19:55
Top News- Zjarrfikësit u asfiksuan nga tymi në Dukat- Marrin ndihmë në spital
21/07 19:49
Top News- U asfiksuan gjatë luftës me zjarret/ Zjarrfikësi tregon çfarë ndodhi
21/07 19:48
Top Channel/ Transport droge krah shqiptarëve, polici grek dhe partnerja në telashe! 5 mln lek…
21/07 19:36
Top News- ‘Hawala’ u bëri gjëmën/ GJKKO lë në burg dy të arrestuarit për 4 vepra penale
21/07 18:06
Top Channel/ Asfiksimi i dy zjarrfikësve në Dukat, Ministri Vengu mbërrin në spital
21/07 17:59
Top Channel/ Aromë lakrori në Polenë. Festa që mbledh korçarët rreth saçit që “pjek” traditën
21/07 15:33
Top News – Braçe kundër aksionit të qumështit. ‘Jo siguri ushqimore, por varrosje e fermerit’
21/07 15:31
Top Channel/ Veliera Mircea 86 vite në det! Ndalet në Durrës anija simbol e marinës ushtarake rumune
21/07 15:29
Top Channel/ “Jeni për ibret”! Rama paralajmëron rishikim të ligjit të arsimit të lartë
21/07 15:21
Top Channel/ Hetim për zjarrin në landfill, Prokuroria e Elbasanit urdhëron kontrolle në 14 banesa
21/07 15:17
Top Channel/ Arrestohet vëllai i deputetit në Elbasan, u kap me municione në shtëpi
21/07 15:16
Top Channel/ “U kërcënuam me jetë”, Shabani rrëfen prapaskenat e përplasjes me Lapajn
21/07 15:15
Top News – Londër-Nju Jork në 60 minuta / Avioni supersonik që fluturon deri në skaj të hapësirës
21/07 15:04
Top News – Trump-Putin, takim në shtator / ‘Zgjedhin’ Pekinin, Kremlini nuk përjashton mundësinë
21/07 15:03
Top News- 32 vite burg për bosin e klanit ‘Duka’/ SPAK jep pretencën për vrasjen e Santiago Malkos
21/07 14:58